Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në magazinën në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela në Lushnje. Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 minuta.
Burime për mediat bëjnë me dije se kemi të bëjmë me 1 të vdekur dhe 8 persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital. Mes të plagosurve është edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela.
Mësohet se në spital, të plagosur janë 8 persona. Të plagosurit janë transportuar nga Lushnja drejt Tiranës, ndersa deputeti Çela i eshte nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale.
Dyshohet se vinçi që punonte në kantier per vendosjen e profileve te hekurit ka hasur në telat përcjellës të energjisë elektrike. Ngjarja ka ndodhur tek vendi i njohur si ‘rrethrrotullimi i plasmasit.
- Pa popull me vete dhe shih si zihen… - 07/11/2026
- Goca dhe Gra/ “Socialist i vjetër, që fëmijë në FRESSH”, Braçe për kandidaturën e Arbër Hajdarit për Tiranën: Ka potencial, i hapur nëse ka garë brenda PS - 07/11/2026
- Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa - 07/11/2026