Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka shpallur listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për miqësoren e 26 tetorit ndaj Arabisë Saudite, që do të luhet në Abu Dhabi.
Pjesa më e madhe e lojtarëve që do të grumbullohen vijnë nga kampionati shqiptar dhe për shumicën është hera e parë që ftohen në përfaqësuesen kuqezi, teksa 9 prej tyre janë lojtarë që vijnë nga klube të huaja dhe shumica kanë qenë pjesë e rregullt e Kombëtares.
Portierët e thirrur janë Elhan Kastrati, Gentian Selmani dhe Arlis Shala, ndërsa në mbrojtje vijnë lojtarë të spikatur të kampionatit Albion Marku, Erdenis Gurishta, Andi Hadroj, Hakaj, Rudolf Turkaj, Stivian Janku, Ardit Toli, Ene Bitri si edhe Mario Mitaj, i cili aktivizohet me Lokomotivën e Moskës.
Në mesfushë janë Esat Mala, Sherif Kallaku, Lorenco Vila, Arbnor Muçolli, Ardit Deliu, Arinaldo Rrapaj, ndërsa rikthehet Odise Roshi, kurse sulmi do të përbëhet nga Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Xhuljano Skuka dhe Redon Xhixha.