Regjisori i shquar Pali Kuke ditën e sotme feston ditëlindjen.
Kush është Pali Kuke:
Ai është lindur në qytetin e Ersekës në 17 prill 1947. Kreu studimet e larta për gjuhë letërsi në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Më pas në vitin 1969 filloi punë si operator në RTSH duke u marrë fillimisht me xhirimin e kronikave duke u dalluar për aftësi dhe përvetësim të shpejtë të profesionit. Ai është një nga ikonat e kinematografisë shqiptare.
Ndër veprat e tij më të shquara janë:
“Zani Partizani” – 1975
“Udha e shkronjave” – 1978
“Plumba perandorit” – 1980
“I treti” – 1978
“I paharruari” – 1980
“Të shoh në sy” – 1986
“Gjuetia e fundit” – 1993
Redaksia e Pena.al i uron regjisorit dhe Artistit të Merituar Pali Kuke shëndet!