Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur ditën e sotme kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Becin.
Në fokus të takimit ishte rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës dhe rifuqizimit të lidhjeve historike e kulturore ndërmjet këtyre dy qyteteve.
Gjithashtu u bisedua edhe për një projekt infrastrukturor rrugor që do ta lidhte Gjakovën me Shkodrën dhe për mundësitë ai do të paraqiste për zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, shkruan në faqen e tij për këtë takim: “Pata kënaqësi të veçantë të takoja sot në zyrën e tij Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
Rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës dhe rifuqizimi i lidhjeve historike e kulturore ndërmjet dy qyteteve tona ishte në fokus të këtij takimi.
Biseduam edhe për një projekt infrastrukturor rrugor që do të lidhë Shkodrën me Gjakovën, si një mundësi shumë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit në këtë zonë”.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026