19.3 C
Tirana
19 / 11 / 2026

Reforma Zgjedhore, Dash Shehi: Jo kompromis PS-PD si herën e fundit!

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dash Shehi, deklaroi se duhet “frenuar me çdo kusht një kompromis tjetër PS-PD për Reformën Zgjedhore”.

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar vlerëson se është domosdoshmëri kombëtare që ta frenojmë me çdo kusht, të bëjmë të gjithë presionet e mundshme që mos ketë më kompromis PS-PD, si ai që ndodhi para një viti e gjysmë dhe të gjejmë rrugën për një Reformë Zgjedhore që i hap rrugë të gjithë palëve që të kenë mundësi të kenë zgjedhje të lira, të ndershme dhe brenda standarteve demokratike. Prandaj, ne si Lëvizje për Zhvillim Kombëtar i ftojmë edhe organizatat ndërkombëtare, trupin diplomatik dhe institucionet ndërkombëtare që të angazhohen për këtë punë. PS dhe PD gjithnjë aty kanë qenë për 25 vjet, duke bërë reformë me njëri-tjetrin. Ne duam që të ndërhyjë edhe një arbitër ndërkombëtar. Ne duam që të jenë pjesëtarë në këtë lloj diskutimi politik edhe partitë e reja, partitë alternative dhe përfaqësues nga sheshi i protestës”, tha Shehi, shkruan A2.

“Prandaj, urojmë që të ketë konsensus për këtë reformë, të arrihen ato të drejta minimale që janë kërkuar dhe urojmë që PD-ja të mbrojë të paktën ato ide që ka thënë vetë: votim me dy raunde për sa i përket pushtetit lokal; Shqipëria një zonë e vetme elektorale përsa i përket zgjedhjeve politike; lista të hapura që të kemi për herë të parë mbas kaqi viteve një sistem zgjedhor që i hap rrugë të gjithë palëve. Ky është shqetësimi, bashkë me votimin dhe numërimin elektronik”, shtoi Shehu”, shtoi Shehi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x