11.5 C
Tirana
19 / 03 / 2026

REFLEKTIM PËR NJË VIDEO TË TURPSHME TIK TOKU

Nga Anila Jole

Sa here shkoj ne varreza, ku prehen njerez te dashur, perveçse lotoj e ndiej dhimbje qe nuk i kam me prane, shume mendime e ndjenja me pershkojne mendjen e zemren.
Pastroj varrin me dashuri, vendos lule apo nje cigare, qendroj prane tyre dhe me peshperima iu them ate qe do deshiroja shume te dinin. Rri edhe pa folur minuta te tera dhe me duket sikur komunikoj me energji me ta…
Pasi ledhatoj fotot e te ndjereve largohem, dhe duke ecur shoh dhjetera varre ku prehen njerez te tjere, te njohur e te panjohur. Çdo foto e tyre me fut ne mendime. Dikur kane jetuar, kane patur nje histori, dhimbjet dhe gezimet e tyre. Dikush ka jetuar gjate, dikush tjeter per fat te keq ka ikur i ri pa e shijuar jeten ne kete bote, por me shpresen e madhe qe shpirti jeton ne boten tjeter…
Dikush prehet ne nje varr per te cilin duket se kujdesen, te tjere e kane varrin “te harruar”. E kjo te jep nje dhimbje tjeter.
Dal prej varrezes dhe mendjen e shpirtin ma kaplon nje lloj meditimi, me pushton ai mendimi se te gjithe do te shkojme nje dite aty dhe ajo qe ka rendesi eshte ta jetojme jeten paqesisht, me dashuri e dhimbsuri sepse asgje askush s’do te marre me vete. As fama as parate s’kane rendesi ne varreza!
Nuk po them ndonje gje te pathene mbase; jam e bindur se shume bejne e mendojne si une, por kete reflektim e kisha te nevojshem sot teksa pashe dhe u shokova nga video te turpshme e dy vajzave, e regjistruar ne varreza.
Nuk njoh dhe as kam degjuar qe ne ndonje kulture te botes dikush te qeshe, te tallet e te tundet mes te vdekurve.
Respekti per te vdekurin dhe nje lloj ndjenje qe s’dua ta quaj frike, me duket sikur eshte ne ADN e njeriut (natyrisht historia flet edhe per perjashtime). Madje edhe kafshet e kuptojne vdekjen dhe qajne e qendrojne prane te zotit te tyre te vdekur…
Videoja vertet me tronditi dhe me futi tmerrin per mungesen e ndjeshmerise dhe empatise qe kane disa njerez. Mund te mos te te dhembe shpirti, por se paku tregohu njeri. Nuk mbaj mend te me kete mesuar kush si duhet te sillemi ne varreza, por thjesht kam pare dhe ndjere.
Nuk e di ç’kane pare ato vajza, nuk e di çfare ndjenjash ushqejne ne shpirt, nuk e dija qe ka edhe njerez te tille dhe nuk e di nese ka edhe te tjere si ato.
Ajo qe e ben situaten edhe me te rende eshte fakti qe protagonist eshte nje njeri i medias dhe qe me syte te errur nga deshira per klikime e publikon videon e neveritshme.
Uroj e besoj qe te mos kete marre asnje pelqim se ne te kundert, ky do te ishte fillimi i fundit.
Me kete lloj rinie qe po çmendet nga kotesia e Instagramit dhe Tik Tok-ut, me duket se ka marre “ferra uraten” dhe s’ka ligjesi e zakon qe te na fuse ne rruge te mbare.
Ndoshta vetem vdekja!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x