16.5 C
Tirana
16 / 09 / 2024

Real Madrid blindon yjet, Perez i dashuruar pas brazilianëve, paketë rinovimesh (FOTO)

Real Madrid vijon sezonin fantastik, kryesojnë La Liga-n, ndërsa kanë siguruar prej kohësh edhe një biletë për në fazën e 1/8 në Champions League. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit spanjoll vijojnë punën për të ndërtuar ekipin e së ardhmes, ku me sa duket baza do të jenë futbollistët brazilian. Sipas të përditshmes spanjolle AS:

Viniciues Jr ka rinovuar kontratën e tij me Real Madrid deri në 2027, firma mbi kontratë është hedhur, por presidenti Perez dëshiron që njoftimi të bëhet së bashku me dy rinovime të tjera.

Gjithnjë sipas të përditshmes pranë klubit madrilen, jo vetëm Vinicius, por edhe dy brazilianet e tjerë Rodrygo dhe Militao do të rinovojnë kontratën e tyre me Real Madrid. Klubi do të bëjë publike rinovimet e kontratave me yjet brazilian gjatë një ceremonie të veçantë.
(BalkanWeb)

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x