11.5 C
Tirana
12 / 04 / 2026

Reagon për herë të parë DASH: Të lirohen menjëherë dhe pa kushte tre policët e Kosovës

“Të lirohen menjëherë dhe pa kushte tre policët e Kosovës të ndaluar nga Serbia”, kështu tha Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë të kësaj të enjteje duke shtuar se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të de-përshkallëzuar tensionet.

“Ne besojmë se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Ndalimi i policëve të mërkurën mbrëma është i fundit në pas një sërë zhvillimesh që kanë ngritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, duke shkaktuar frikë nga përsëritja e dhunës mes ish-armiqve të kohës së luftës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x