11.5 C
Tirana
07 / 11 / 2025

Rama: Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme do të hapë dyert si një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e Rilindjes

Kryeministri i vendit Edi Rama ju ka uruar të gjithëve një javë të mbarë me Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT.

Në postimin e tij në Facebook, Kryeministri Rama shkruan se ky spital është një investim madhor i projektuar dhe i realizuar duke siguruar standardet më të larta europiane në çdo aspekt.

Kryeministri Rama thotë se Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT së shpejti do të hapë dyert si një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë.

“Me Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, një investim madhor i projektuar e realizuar duke siguruar standardet më të larta europiane në çdo aspekt, i cili së shpejti do të hapë dyert si një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x