Rama takohet me Kasanof, diskutohet mbi transparencën në drejtësi
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Alexander Kasanof, dhe Kryeministri Edi Rama u takuan sot në Tiranë për të diskutuar mbi partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke rikonfirmuar angazhimin e përbashkët për arritjen e qëllimeve strategjike. Në një njoftim të ambasadës amerikane theksohet se në fokus të bisedimeve ishte mbështetja e Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe dhe përparimi i saj në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Dy liderët shqyrtuan gjithashtu progresin e Shqipërisë në reforma të rëndësishme, veçanërisht në drejtësi. Ata theksuan rëndësinë e transparencës dhe të angazhimit të plotë për forcimin e sistemit të drejtësisë, një element kyç për përmbushjen e kërkesave të BE-së. Po ashtu, u diskutua për luftën ndaj korrupsionit, një sfidë e vazhdueshme për Shqipërinë dhe një prioritet i përbashkët, shkruan A2.
“Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Alexander Kasanof dhe Kryeministri Edi Rama u takuan sot për të diskutuar mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen e Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit”, njofton ambasada e SHBA.
- Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara - 15/05/2026
- Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro - 15/05/2026
- Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë - 15/05/2026