Kryeministri Edi Rama deklaron se “muxhahedinët kanë ardhur në Shqipëri për t’u marrë në mbrojtje për jetën e tyre dhe operacioni në këndvështrimin tonë është i natyrës humanitare”.
Gjatë një interviste televizive, Rama tha se “kemi filluar një proces komunikimi me ta për të bërë të qartë se duhet të ketë një kornizë shumë të respektuar të një marrëveshje, e cila në bazën e e vetë ka garantimin e jetës dhe nuk ka sponsorizimin e lëvizjes së tyre opozitare”.
“Ne kemi konsideruar me shumë kujdes të gjitha këto detaje për të cilat po diskutojmë dhe patjetër që paralelisht do të rivendosim shumë qartë kornizën në të cilën duhet të zhvillohet e gjithë jeta e brendshme e këtij grupi në një territor të mbrojtur, ku Shqipëria ka ofruar mbështetje për t’u siguruar jetën e shëndetin dhe jo lëvizjen politike”, tha ai.
Ndërkohë, Rama tha se “nuk kemi pasur asnjë komunikim dhe ndërveprim me Iranin”.
I pyetur nëse ndjehet e rrezikuar Shqipëria për akte terroriste nga Irani, Rama tha se “ne nuk kemi të dhëna që të na bëjnë të ndjehemi të rrezikuar, por në të gjitha rastet bëhet fjalë për një regjim të egër, diabolik dhe mund të jetë edhe i paparashikueshëm”.
- Blushi për protestuesit: Nuk kam parë kurrë kaq shumë helm dhe urrejtje, kjo buron vetëm nga injoranca! - 06/06/2026
- “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë - 06/06/2026
- Banorët e Zvërnecit pro investimit, shprehen në mbështetje të projektit dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë për pronat e tyre private - 06/06/2026