15.7 C
Tirana
18 / 11 / 2026

Rama paralajmëron heqjen e taksës së qarkullimit nga 1 janari, lehtësohet barra fiskale për shtresën e mesme, rritet mbështetja për pensionistët

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Kuvend prioritetet e Buxhetit 2027, duke theksuar se një prej synimeve kryesore të tij është ulja e kostos së jetesës për familjet shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se përmes këtij buxheti do të lehtësohet barra fiskale për shtresën e mesme, ndërsa do të rritet mbështetja për pensionistët dhe personat në nevojë.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te çmimet dhe karburanti, duke bërë të ditur se nga 1 janari nuk do të jetë më në fuqi taksa e qarkullimit.

“Ky buxhet është i rëndësishëm edhe për një fakt tjetër, për faktin që kjo shumicë qeverisëse, PS, falë krijimit të mundësive të reja të ekonomisë, me këtë buxhet ul drejtpërdrejt pikërisht atë që është edhe fjala kyçe e ditëve të sotme, në Shqipëri dhe në Europë: koston e jetesës për familjet shqiptare, duke lehtësuar barrën fiskale për shtresën e mesme dhe duke rritur mbështetjen për pensionistët dhe ata që janë në nevojë.

I kemi dëgjuar shpesh këto masa sikur të ishin çështje dëshirash. I kemi dëgjuar të na kundërvihen sikur ne nuk e kishim dëshirën t’i merrnim më parë këto masa. I kemi dëgjuar shpesh si argumente pse nuk duhet të na votojnë. Por, në fakt, arsyeja pse shqiptarët na kanë votuar dhe do të na votojnë është se këta që janë në këtë sallë nuk kanë lidhje me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, duke nisur që nga niveli logjik.

Mos i bëni shqiptarët për budallenj, se shqiptarët të japin ujë në bisht të lugës. Ujë në bisht të lugës kanë marrë gjithë këto vite (PD) dhe do të marrin edhe në 9 maj.

Dëshirën për të ulur çmimet dhe karburantin e kemi pasur qysh në krye të herës, por arsyeja pse barra e karburantit ka qenë më e lartë është se në strukturën e çmimit kemi taksën e qarkullimit, por nuk do ta kemi më që nga 1 janari.

Dëshirën për të mbështetur njerëzit në nevojë, familjet e çifteve të reja, e kemi pasur. Por nuk janë dëshirat që mbushin arkën e shtetit, rrugën e një qeverisjeje, nuk janë dëshirat që e bëjnë një qeveri më të mirë, por është ekonomia që mbush arkën e shtetit.

Ndryshimi mes asaj që do të bësh dhe asaj që mund të bësh nuk është ndryshim ideologjik, por është dallimi mes premtimeve që mbeten në ajër dhe zotimeve që nuk harrohen, por me këmbëngulje përmbushen duke mbushur arkën e shtetit.

Këta që nuk janë këtu janë pikërisht ata që në historinë e vendit do të mbeten si hapësit e gropave. Historia do të flasë për ne si ndërtuesit e Shqipërisë së re europiane.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x