15.7 C
Tirana
18 / 11 / 2026

Haga e dënoi me 25 vite burg, Jakup Krasniqi lë qelinë dhe niset me urgjencë drejt Kosovës! Ja arsyeja

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare, Jakup Krasniqi, është nisur këtë mërkurë nga Haga drejt Kosovës.

Mediat në Kosovë raportojnë se zëri i ndërlidhjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me botën, në kohën kur Kosova ende nuk e kishte shpallur pavarësinë, po kthehet në shtëpi pikërisht për çështje familjare.

Ekipet e EULEX-it janë aktualisht te shtëpia e tij në Velani të Prishtinës.

Kjo është vizita e dytë e ish-kreut të UÇK-së në Kosovë që nga transferimi në Hagë, më shumë se 5 vite më parë.

Dy muaj më parë, Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi lidhur me akuzat për krime lufte, ku akuzohet bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x