Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Ankarasë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë do të takohet me presidentin e Turqisë, Erdogan.
Agjencia turke e lajmeve Anadollu bën më dije se në kuadër të vizitës, në Ankara do të mbahet takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri, nën drejtimin e Erdoganit dhe Ramës.
“Në mbledhjen e Këshillit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
Gjatë takimeve me Shqipërinë, aleaten e NATO-s, do të shkëmbehen ide mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, mbi bazën e mirëkuptimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
Në kuadër të takimit është planifikuar edhe nënshkrimi i teksteve të ndryshme ligjore që do të japin kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri”, shkruan Anadollu.
Më 29 janar të këtij viti ministri i jashtëm turk Hakan Fidan zhvilloi vizitën e tij të parë në Tiranë, ku rikonfirmoi marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve, ndërsa përsëriti thirrjen e Ankarasë zyrtare që Shqipëria të pastrojë ato që i cilësoi mbeturinat e fundit të FETO, organizatës së Fetullah Gulen, të cilën Erdogan e cilëson terroriste.
- Pa popull me vete dhe shih si zihen… - 07/11/2026
- Goca dhe Gra/ “Socialist i vjetër, që fëmijë në FRESSH”, Braçe për kandidaturën e Arbër Hajdarit për Tiranën: Ka potencial, i hapur nëse ka garë brenda PS - 07/11/2026
- Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa - 07/11/2026