Nga Brukseli, kryeministri Edi Rama u shpreh se rajoni duhet të rrijë bashkë me BE pasi ka shtresa të ndikimit rus që mund të sjellin problematika të mëdha. Edhe për Serbinë thotë se është e përfshirë, pavarësisht sanksioneve.
“Në vendet e tyre, ndikimi rus është real. Në Shqipëri, askush nuk do t’ja dijë për Rusinë kështu që e hoqën qafe Stalinin më parë dhe tani po u hyn nga dera e pasme.
Rajoni duhet të rrijë bashkë dhe BE bashkë me të. Ekzistojnë këto shtresa të ndikimit rus. Në një qasje jo shumë aktive nga BE, gjërat mund të përfundojnë në një telash e të bëhen problematike.
Prandaj duhet të jemi bashkë. Edhe Serbia është e përfshirë deri më tani. Jo tërësisht kur vjen fjala për sanksionet por për dënimin e agresionit”, tha Rama.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026