Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Shtëpinë muze të Alfabetit Shqip në qytetin historik të Manastirit, ku u hodhën themelet e alfabetit kombëtar të gjuhës shqipe.
Gjatë fjalës së tij në Shtëpinë Muze të restauruar dhe të pasuruar me dokumente të vlefshme historike, Rama tha se Tirana dhe Prishtina, së bashku me të gjitha krahinat ku flitet shqip duhet të bëhen bashkë për ngritjen e një biblioteke digjitale të pasuruar me libra në gjuhën shqipe, që të jetë e aksesueshme nga nxënës dhe mësues kudo në botë.
“Shqipja është nën një agresion të madh, si të gjitha gjuhët e vendeve të vogla, në këtë kohë të tenkologjisë digjitale. Prandaj unë them se qeveria e Shqipërisë, e Kosovës, dhe të gjitha strukturat dhe institucionet që shqiptarët kanë sot, duhet të shohin më tutje me një projekt afatgjatë për shqipen, mbi themelet që i kemi ndërtuar tashmë.
Do të ishte vërtet e pajustifikueshme përballë historisë, që Tirana dhe Prishtina, sot së bashku me të tjerët përreth, në këtë hapësirë ku shqipja gëzon të drejta që nuk i ka pasur më parë, të ndërmerrnin së bashku ndërtimin e një biblioteke të madhe digjitale të hapur për çdo fëmijë dhe mësues në mbarë botën.
Do ishte e mirë që kjo nismë të merrte jetë në një tryezë ku një mësuese nga Tirana, Prishtina, një tjetër nga Ulqini dhe dy të tjera që japin shqip të shtunave në Athinë apo Zyrih, të uleshin dhe të na mësonin se çfarë u ka munguar të hënën e shkuar në klasë. Dhe patjetër që do të mësojmë më shumë prej tyre sesa në mbledhje. Edhe në Shqipëri është një festë zyrtare dhe është bukur që kanë kalendarin në një ditë për nder të Alfabetit”, tha ndër të tjera Rama.
- “Sot jemi më të përçarë se në 1991”, Kasmi: Ballistët bashkëpunuan ushtarakisht me gjermanët! - 22/11/2026
- Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska - 22/11/2026
- Rama në shtëpinë muze të Alfabetit: Tirana dhe Prishtina të ngrenë një bibliotekë digjitale me libra shqip - 22/11/2026