Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara ku do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të seancës së 77-të vjetore të asamblesë së përgjithshme të OKB-së. Radio “Europa e Lirë” ndërkohë ka raportuar se të marten e 20 shtatorit kryediplomati europian Josep Borel do të mbledhë në një takimudhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Burime nga Be u shprehën për këtë media se është bërë traditë që gjatë zhvillimit të seancës vjetore të Asamblesësë Përgjithshme të OKB-së, përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme dhe Siguri të organizojë një takim me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Të njëjtat burimekanë thënë se nuk e dinë cili shtet do të përfaqësohet në këtë takim por janë shprehur të bindur se do të marrin pjesë të gjithë liderët e rajonit. Ndërkohë dukeqenë se kryeministri Rama është përfaqësuesi më i lartë i Shqipërisë në asamblenë e përgjithshme të OKB-së ka shumë gjasa që ai të jetë i pranishëm në takimin embajtur nga Borel.
Në asamblenë e përgjithshme, Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani. Të njëjtat burime kanë thënë për radion “Europa e Lirë” se në takim do të diskutohet situata globale, e cila ka ndryshuar pas pushtimit rus në Ukrainë, por edhe situata aktuale në Ballkanin Perëndimor.
- Tom Doshi takim me qytetarët: “Marrim 3 mandate në Shkodër” - 24/04/2025
- “I çova tortë me reçel të shtunën, më tha ‘jam shumë mirë’”, kirurgu personal tregon momentet e fundit të Papës: Më thirrën në 5 të mëngjesit kur… - 24/04/2025
- Miting i madh i PSD në Shkodër/ Tom Doshi: Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim dinjitoz - 23/04/2025