13.5 C
Tirana
16 / 02 / 2026

Rama në Kosovë, pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar në Prishtinë me homologun e tij, Albin Kurti, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Kosovë.

Rama u prit me ceremoni zyrtare nga Kurti, ndërsa më pas dy kryeministrat zhvilluan një takim të përbashkët ku diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh dhe zhvillimet rajonale.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Rama u prit gjithashtu edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në këtë takim u riafirmua partneriteti strategjik dhe vëllazëror ndërmjet dy vendeve, si dhe angazhimi për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional.

Të dy liderët theksuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm Kosovë–Shqipëri si faktor kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke nënvizuar gjithashtu rolin konstruktiv të të dy shteteve në nisma ndërkombëtare që promovojnë dialogun dhe bashkëpunimin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x