Kaja Kallas, përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian mbërriti sot në Tiranë, në sajë të turit të vizitës në Ballkanin Perëndimor.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin pas firmosjes së marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII, Edi Rama u shpreh kanë diskutuar me Kallas për bashkëpunimin strategjik në fushën e sigurisë.
“Është një nder që të kemi në këtë vizitë të parë në vendin tonë zv.presidenten e këtij komisioni Kaya Kallas. Mirëseerdhe në Shqipëri e dashur Kaya dhe më në fund e mbajte fjalën. Ma kishe dhënë më përpara si përfaqësuese e lartë e vendit tënd. Kemi pasur një takim pozitiv. Ashtu siç tha dhe zv.presidentja, mes nesh dhe BE nuk ka asnjë çështje të hapur.
Natyrisht që kemi folur për sfidën e madhe të procesit drejt anëtarësimit të BE-së,. Për kalendarin ambicioz për mbylljen e negociatave në vitin 2027. Ashtu siç kemi folur për rajonin dhe problematikave në rajon, në një moment kur ne kemi nevojë për destabilitetin e të gjithë rajonin, kur të gjitha vendet kanë si synim anëtarësimin në BE dhe ku ky desitinacion është një pikë referimi e dobishme dhe ndikuese për të ndihmuar në politikën e ditës dhe hapat që duhet të hedhim për t’u anëtarësuar në BE.
Thënë të gjitha këto, kemi prekur me zv.presidenten dhe çështjen e bashkëpunimit strategjik. Siguria është një temë gjithmonë e më qendrore në jetën e përditshme dhe në politikën e BE. Sikurse e kam ndarë dhe pak kohë më parë me publikun, në një anketë të fundit të bërë me BE-në, për popullaritetin e BE-së. Rezulton që pikërisht që nga viti 1983, mbështetja për BE=-në nga popujt që e përbëjnë është më e lartë ndonjëherë”, tha Rama.
- “E gjithë bota po e ndjek takimin tonë”/ Çfarë u diskutua në samitin Trump-Xi, lideri kinez: Vendet tona mund të konfliktohen vetëm nëse… - 14/05/2026
- “Ka qenë dhe do të mbetet ky që është”, Rama ‘toleron’ Braçen dhe komenton Spiropalin: Hera e tretë e ndan… - 14/05/2026
- Sot Kuvend / Nga interpelanca me Ramën dhe 4 ministrat te diskutimet mbi raportin për anëtarësimin në BE - 14/05/2026