Një ditë pasi pedagogët thyen karriget prej druri të Kryeministrisë, të vendosura për dialog nga Edi Rama, ky i fundit duket se i ka zëvendësuar ato me plastike.
Megjithatë kreu i Qeverisë u shpreh se pavarësisht përgjigjes me dhunë që mori dje, ftesa e tij mbetet e hapur.
Rama tha se përgjigja për dhunuesit nuk do të vonojë. Ajo do të jetë ligjore dhe financiare sa i përket shkatërrimit të pronës publike.
“Ka 1001 pakënaqësi, ka 1001 halle, ka 1001 probleme. Mund të ketë dhe 1001 arsye për të protestuar, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun. Me dialogun që ndajnë të njëtin ide, si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë”, shprehet Edi Rama në videon e postuar në “Facebook”.
- Pedagogët thyen karriget e Kryeministrisë, historiani: Janë të viteve 30. I mbijetuan edhe pushtimit gjerman, por ja që… - 21/10/2026
- Rama ndryshon karriget, por jo mesazhin: Dialogu mori dje përgjigjen e dhunës, por dora ime mbetet e shtrirë - 21/10/2026
- “Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë - 20/10/2026