14.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Rama me Blinken tek Piramida: Kam lajme të mira! Diktatori po rrotullohet në varr sot!

Kryeministri Edi Rama nga Piramida e Tiranës, ku ndodhej së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, iu drejtua Antony Blinken duke u shprehur se “kam lajme të mira për ju sot”.

Kreu i qeverisë theksoi se dikatori Enver Hoxha, për të cilin u ndërtua edhe Piramida, sot po rrotullohet në varr.

“Kam lajme për ju sot, diktatori ynë për të cilin kjo piramidë u ndërtua po rrotullohet në varrin e vet sot. AI na rriti me urrejtje dhe për t’ju luftuar. Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut.

Çelësat e shtëpisë sonë janë në duar të sigurta tek ju, dhe ju jeni shumë të sigurt në shtëpinë tonë”, u shpreh Rama.

Rama mirëpriti Blinken në një takim tek Piramida e Tiranës me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të vendit mik dhe që sot luajnë një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x