Të mërkurën në orën 12:30 do të zhvillohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Mbledhja, e thirrur nga kryeministri Edi Rama, do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku do të marrin pjesë deputetë e ministra të mazhorancës socialiste.
Mbledhja ishte planifikuar për nesër, por mësohet se është shtyrë për të mërkurën. Takimi vjen pas përplasjeve brenda PS për Reformën Territoriale, e cila pavarësisht kundërshtive, u votua në Kuvend nga të gjithë deputetët e mazhorancës.
Në Partinë Socialiste, deputetët Erion Braçe, Vullnet Sinaj dhe Elisa Spiropali shprehën pakënaqësi me draftin e PS për Reformën Territoriale.
Erion Braçe, i cili bëri edhe më shumë rezistencë ndaj propozimit të PS për ‘Territorialen’, edhe pas votimit ‘pro’, tha se sërish ishte kundër.
Braçe e argumentoi votën ‘pro’ duke thënë se ishte votë që të mos përjashtohej nga Partia Socialiste, pasi kryeministri Rama tha se kushdo që nuk do ta votonte reformën, do të përjashtohej.
- Po planifikonte një sulm kundër kryeministrit Tusk, arrestohet i dyshuari në Poloni - 11/10/2026
- Medvedev sfidon Trumpin: Fitorja në Ukrainë varet nga raketat dhe dronët rusë, jo nga deklaratat e SHBA-së - 11/10/2026
- Rama mbledh grupin parlamentar të PS-së, në fokus përplasjet për Reformën Territoriale - 11/10/2026