I ftuar në studion e “Tirana Live” ka qenë anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko. Ndër të tjera ai komentoi edhe komisionin e ngritur nga grupi i Berishës për hetimin e parave ruse dhe nxitimin për të dalë në përfundime.
Ai tha se ushtarët e Berishës nuk kanë çfarë të hetojnë pasi gjerat janë të qarta.
Bejko shton se ky ka qenë një skenar i Ramës dhe përderisa Berisha po sulmon kryeministrin, Basha s’ka asnjë lidhje.
I pyetur nëse Berisha është më faktor politik se Basha, Bejko tha se doktori është dinamik që nuk e di se nga i vjen pse i vjen për sa kohë që ai e ka të sigurtë që nuk vjen në pushtet.
Ndërsa në lidhje me një dorëheqje të mundshme të Edi Ramës, ai u shpreh se nëse kjo do të ndodhte kurrsesi nuk do të ndodhte se ia ka kërkuar Berisha, por sepse ashtu e kanë kërkuar amerikanët.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026