Njësoj si katër vjet më parë dhe në të njëjtën vend, kryeministri Edi Rama ka firmosur “memorandumin e Kuçit”, ku ka parashikuar rezultatin e 11 majit.
Siç duket edhe nga kjo letër e shkruar me shkrim dore, socialistët konsiderojnë 100% të sigurtë marrjen e katër mandateve më shumë se në 2021, duke e çuar shifrën e tyre në 78 mandate.
Rama pretendon marrjen e një mandati më shumë në qarkun e Dibrës, Shkodrës, Elbasanit dhe Fierit.
Megjithatë parashikimet e socialistëve shkojnë edhe përtej shifrës 78 mandate. Me 50% mundësi ata parashikojnë edhe gjashtë mandate të tjera në qarqe si Tirana, Kukësi, Vlora dhe Durrësi.

Latest posts by Pena Albania (see all)
- Shpërthen Lavrov: Kosovën e njohët pa referendum, pse për Krimenë e Donbasin nuk vlen? - 30/01/2026
- Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra! - 30/01/2026
- Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen! - 30/01/2026