8.5 C
Tirana
06 / 11 / 2025

Radhë kilometrike në Kapshticë, emigrantët: Nuk po na informon njeri

Radhë kilometrike janë shënuar këtë pasdite në pikën kufitare të Kapshticës.

Rreshti i automjeteve që presin për të kaluar drejt Greqisë pas pushimeve të fundvitit i ka kaluar 3 deri në 4 kilometra.

Emigrantët të cilët kthehen në vendet e punës pas festave, thonë se kanë më shumë se 3 orë që presin në këtë pikë kalimi kufitar pa e ditur se çfarë po ndodh.

“Askush nuk na informon, ndërkohë nuk e dimë edhe sa do të presim” thonë ata.

Burime pranë kufirit thonë se pala shqiptare punon me kapacitet të plotë ndërkohë që pala greke punon vetëm me 2 sportele, ndërsa sistemi shfaq vazhdimisht probleme si pasoje e ngarkesës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x