Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ka qenë Kryeministri Rama i cili ka dalë në deklaratë për mediat dhe ka komunikuar vendimin për rritje page për të gjithë punonjësit e policisë, policëve të burgjeve si dhe zjarrfikësve.
“Ne sot kemi marrë vendimin që Policia e Shtetit, nivelet bazë pra të gjithë punonjësit inspektorë dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page 7%. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë 15%. Shtesa në vijim është për nivelin e mesëm. E njëjta vlen për gardën e Republikës. Kemi një shtesë për page edhe për policinë e burgjeve, për zjarrfikëse, për administratën publike dhe jo vetëm për nëpunësit në shërbimin publik por edhe punonjësit mbështetës.
Të gjitha vendimet hyjnë në fuqi menjëherë. Pra paga e ardhshme që do të marrin të gjitha kategoritë do të jetë e rritur sipas përcaktimeve në vendimet përkatëse. E njëjta gjë do të ndodhë me pensionet, të cilat janë sic e kemi thënë, riindeksuar dhe kemi rritje prej 9.5% në raport me 1 vit më parë. Kjo do të materializohet në pensionet që do të merren.
Gratë kryefamiljare me 2 fëmijë kanë 2fishim të ndihmës ekonomike. Po ashtu për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjec që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike bëhet dyfishim në mënyrë që pesha më e madhe të lehtësohet më shumë”, tha Rama.
- Shpërthen Lavrov: Kosovën e njohët pa referendum, pse për Krimenë e Donbasin nuk vlen? - 30/01/2026
- Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra! - 30/01/2026
- Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen! - 30/01/2026