23.5 C
Tirana
08 / 06 / 2025

Qemal Minxhozi: Klasa politike kosovare po luan sfidën e sundimit, jo të kompromisit politik

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i ftuar në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, tha se kriza institucionale në Kosovë duhet të zgjidhet me konsensus mes palëve.

Minxhozi tha se rezultati i arritur në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë ka prodhuar situatën ku jemi sot kur janë mbajtur 28 seanca votimi pa mundur të zgjidhet kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës.

“Ngërçi institucional në Kosovë ka prodhuar një statusquo dhe mosarritjen e një kompromisi për të mos ecur përpara, për të konstituuar organet e kuvendit të Kosovës që do të conte më pas në hapat e tjerë shtetformuese”, tha ish-ambasadori Minxhozi.

Sipas tij, është hera e parë që kemi të bëjmë me një situatë tepër kritike pavarësisht se diçka e tillë ndodhi dhe në 2014, por jo në këto parametra.

“Kjo tregon se klasa politike nuk është e përgatitur për të bërë sfida. Të vetmet sfida si mazhoranca dhe opozita bëjnë njëra tjetrës është kush të sundojë, duke u munduar të fitojnë pikë e terren dhe kjo duhet të marrë fund sa më parë”

Nisida Tufa: Pse e do kaq shumë votimin e fshehtë Vetëvendosja, dhe pse kundërshtohet?

Qemal Minxhozi: Nuk duhet të kishim arritur tek kjo pikë. Duhet të ishte një votim i hapur për zgjedhjen e stafit drejtues të Kuvendit të Kosovës. Sepse është një proces gjithpërfshirës ku kryetarin duhet ta kishte partia që ka marrë më shumë vota dhe 5 mandatet e tjera shpërndahen sipas grupeve të interesit, partive politike.

Kërkesa e Vetëvendosjes vjen për shkak se mendojnë se mund të ketë individë në parti të tjera që duan ti japin zgjidhje ndryshe këtij procesi.

Unë mendoj se ky proces dhe në këtë mënyrë me votim të fshehtë, procesi do të zgjasë shumë. Pa një marrëveshje politike mes palëve është e pamundur të ecet më tej. Zgjidhja nuk duhet të jetë ligjore, por politike.

Jo cdo gjë Kushtetuesja ka një recetë për këto. Ajo po vihet në vështirësi sepse ka të bëhë me vakuum ligjor nuk ka një kohë sa herë duhet të shtyhet ky proces dhe kjo po përdoret nga VV.

Ka 3 javë që kërkesa është në gjykatën Kushtetuese dhe do të shprehet shumë shpejt për këtë. Kosova ende është një vend i brishtë me problematikë të madhe, po ti shtosh dhe këtë problem do të kemi situatë shumë të rëndë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x