2.5 C
Tirana
12 / 03 / 2026

Putin akuzon Ukrainën për “akt terrorizmi” në Urën e Krimesë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Ukrainën për sulmin e 8 tetorit në Urën e Krimesë dhe e ka konsideruar atë akt si “terrorizëm”.

Putin ka thënë se forcat ukrainase të inteligjencës kanë pasur synim që të shkatërrojnë një pjesë të rëndësishme të infrastrukturës civile të Rusisë.

“Autorë, organizatorë dhe përfitues janë shërbimet e sigurisë së Ukrainës”, ka thënë Putin.

Ai i ka bërë këto deklarata në një takim me shefin e Komitetit Hetues të Rusisë, Alexander Bastrykin.

Rusia e ka aneksuar Gadishullin e Krimesë më 2014, ndërsa ura është lëshuar për qarkullim katër vjet më vonë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x