Ne Pallatin e kultures te qytetit te Pogradecit u organizua ne prag te hapjes se sezonit te ri turistik koncerti: Pushime te gezuara!
Kocerti i ndjekur nga qindra artedashes pogradecare dhe pushues te shumte qe kane ardhur nga zona dhe vende te ndryshme mirepriten dhe duartrokiten kengetaret e njohur te muzikes se lehte shqiptare : Bashkim Alibali, Kozma Dushi, Paola Kostandini dhe Miron Kotani. Kocerti ishte pjese e programeve te Radio Ejani, e cila e mbeshteti aktivitetin dhe eshte pjese e punes per promovimin e vlerave te veçanta te muzikes shqiptare.
Regjisori i shfaqjes , Arjan Sukniqi vleresoi se veprimtari te tilla sherbejne per t’i dhene nje dimension sa me argetues por edhe te kulturuar pushimeve verore qe sapo kane nisur, pornjekohesisht sherbejne per te derguar tek publiku mesazhe artistike te nje niveli sa me te larte.
Vleresime nga spektatoret dhe artistet u bene edhe per radio “Ejani” per nivelin e larte te programeve te saj .

- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026