Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dalë me një njoftim lidhur me menaxhimin e trafikut në autostradën Tiranë – Durrës, e krijuar si rrjedhim i ndërhyrjes për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit.
“Duke filluar që sot, datë 14 tetor, nga ora 23:00-06:00 do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente:
Vorë-Maminas,
Maminas-Sukth,
Sukth-Fllakë,
Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,
Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.
Kohëzgjatja e punimeve: 1–2 ditë për çdo segment”, lexohet në njoftim.
Ministria shton se “të gjithë përdoruesit e kësaj rruge, në oraret e mësipërme duhet të kalojnë në rrugën alternative: Vorë – Maminas – Katër rrugët e Shijakut – Durrës”.
“Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit – Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje. Ndërhyrja në këtë aks rrugor është e domosdoshme për rehabilitimin e tij, ndaj ARRSH kërkon edhe një herë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe i fton të zgjedhin rrugët alternative për të lehtësuar këtë proces rehabilitimi”, lexohet më tej në njoftim.
- LIVE/ Protesta e opozitës, Berisha dhe tubuesit nga Kryeministra shkojnë drejt Policisë së Shtetit. Hidhen molotovë - 28/02/2026
- EMRAT/ 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar - 26/02/2026
- KE propozon hapjen e negociatave për zerimin e tarifave shtesë të roaming mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor - 26/02/2026