Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të punimeve për projektin e rehabilitimit të segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta te rrethrrotullimi Shqiponja Loti 3 në Tiranë, do të devijohet trafiku në këtë aks. Punimet do të kryhen në dy faza.
“Automjetet që kanë destinacion Durrësin dhe aeroportin, pas daljes nga rrethrrotullimi i Mbikalimit të Pallatit me Shigjeta në drejtim të rrugës “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lot-it 3 dhe do të kenë akses në autostradë konkretisht në km 1+744, 200m para nënkalimit të “O-Zone”. Për automjetet që vijnë nga mbikalimi i Pallatit me shigjeta aksi kryesor nuk do të ketë ndryshim lëvizje. Kohëzgjatja e punimeve në rrugën kryesore është parashikuar të zgjasë për një periudhë 15-ditore”.
Ndërsa pas përfundimit të fazës së parë, ARRSH njofton se do të paraqesë edhe planin e Menaxhimit të Trafikut Faza e Dytë, i cili është parashikuar të zgjasë për një periudhë 3-javore.
- “Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë - 28/10/2026
- Protesta që donte të ishte e të gjithëve po bëhet e më të organizuarve - 28/10/2026
- “Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin - 28/10/2026