23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Puna dhe vepra e Theofan Popës / Ekspozohen për herë të parë vepra të ikonografëve të njohur

Një ekspozitë e veçantë me 7 ikona dhe 2 afreske, pjesë murale të shkëputura nga kishat të gjetura nga Theofan Popa, është çelur në ambjentet e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar si pjesë e një aktiviteti të zhvilluar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore. 

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, me fondin e tij të pasur, ekziston sot Falë kontributit të jashtëzakonshëm të Theofan Popës, i cili me sakrifica, dashuri, përkushtim dhe pasion shpëtoi nga shkatërrimi diktatorial me mijëra ikona dhe objektet të tjera liturgjike, me anë të të cilave shkruhet sot historia jonë e artit.

Këto ikona, janë pjesë e fondit të këtij muzeu ndërsa kohët e fundit i janë nënshtruar procesit të restaurimit dhe vijnë të ekspozuara për herë të parë për publikun.

Ekspozita ka ardhur e shoqëruar dhe me një ëork shop ku është referuar mbi figurën e Theofan Popës, si një studiues i artit i cili ka zbuluar një sërë afreskesh murale dhe ikona të Artit mesjetar dhe atij Bizantin. 

Ky aktivitet bashkoi studiues, artëdashës dhe përfaqësues të organeve lokale dhe religjioze të cilët, vlerësuan dhe nxorrën në pah punën dhe veprën e tij studimore.

Sikurse e përcaktonte vetë ai, ikonat bizantine janë një kapital i çmueshëm i popullit tonë, me vlerë të rrallë artistike dhe janë një dëshmi e faktit që populli ynë gjatë mesjetës ka arritur një nivel të lartë kulturor duke realizuar vepra arti të tilla, që sot japin një kontribut të çmueshëm për historinë e artit botëror. 

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar ka një rëndësi të  vecantë për trashëgiminë kulturore pasi ka një fond të  pasur me objekte të ndryshme si ato prej guri, metali, druri të gdhendur, letrash e tekstili, por më të veçantat janë  ikonat.

Në këtë muze janë të ekzpozuara rreth 400 ikona nga  6500 që ka në fondin e tij, ndërsa në total ky muze numëron rreth 8 mijë objekte.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x