Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish fotografi nga Amani i Jordanisë, teksa ka zhvilluar një takim me mbretin e vendit pritës, Abdullah.
Rama shprehet se është thellësisht mirënjohës ndaj Mbretit të Jordanisë, për pritjen që ai i ka bërë.
Kryeministri shtoi se në kuadër të Procesit të Aqaba-s, Shqipëria udhëhoqi tryezën e madhe të udhëheqësve fetarë në Ballkan.
“Aman, Jordani – Mirënjohje të thellë, Mbretit Abdullah II bin Al-Hussein, për një tjetër aktivitet kuptimplotë në kuadrin e Procesit të Aqaba-s, ku Shqipëria krah Jordanisë udhëhoqi tryezën e madhe të udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkani”, shkruan Rama.
Rama dhe më herët ka shpërndarë fotografi nga pritja zyrtare që i është bërë në Am
an, duke thënë se e respekton Mbretin Abdullah dhe se ai është një mik i vyer i Shqipërisë.







- Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson - 10/03/2026
- “Lufta në Iran do të përfundojë shumë shpejt”, qetëson Trump, Teherani: Fundin e vendosim ne - 10/03/2026
- Lufta në Iran, Trump: Rreziku ka kaluar, jemi drejt fundit! Përgjigjet Teherani: E vendosim ne kur mbaron konflikti. Çmimet e naftës pësojnë ulje - 10/03/2026