Njerëzit pranë futbollistit spanjoll Ferran Torres dhe përfaqësuesit e PSG-së kanë informuar Barcelonën se kanë arritur një akord verbal për kontratën e re. Lëvizja e “heroit” të finales së Kupës së Botës nga Barcelona në Paris pritet të formalizohet shpejt.
Klubi francez tashmë do të avancojë me ofertën e parë për kartonin e sulmuesit spanjoll. Ferran Torres ka qenë një dëshirë e PSG-së që para Botërorit. Edhe vetë lojtari e pëlqen kalimin te kampionët e Europës.
Katalanasit kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e sulmuesit të tyre. Shtypi spanjoll ka bërë me dije më parë se Barcelona kërkon 55 milionë euro dhe tashmë mbetet për t’u parë se për çfarë shifre do të bien dakord klubet.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Ukraina kryen sulm masiv ndaj Moskës, godet kryeqytetin rus me 650 dronë! Vritet një 20-vjeçar, 6 të plagosur - 06/10/2026
- “Pacientët të mos detyrohen të vijnë deri në QSUT”- Shërbimet Onkologjike, ministrja Spahiu: Borde tumoresh edhe në spitalet rajonale, po punojmë që… - 06/10/2026
- Ditë kritike për Kosovën/ Presidenti dhe Specialja në qendër të zhvillimeve, kërkohet zgjidhje për krizën e thellë politike - 06/10/2026