14.5 C
Tirana
18 / 10 / 2025

Pse u dhunua ish-këshilltari i Ilir Metës në kufi?

Burime  jozyrtare pranë pikës kufitare të përbashkët në Muriqan, tregojnë arsyet se pse u dhunua ish-këshilltari i presidentit Meta, Petraq Milo në pikën kufitare të Muriaqnit më 15 janar të këtij viti.

Sipas burimeve, Milo po kthehej në Shqipëri, teksa u lajmërua nga efektivët malazezë se duhet të hapte krahun, pasi do të kalonte një delegacion nga Mali i Zi.

Ndërkohë, duket se ky komunikim nuk është kuptuar nga ana e Milos i cili ka refuzuar të bëjë diçka të tillë. 

“Ajo çfarë kemi mundur të mësojmë ngaa burime jo zyrtare pranë pikës kufitare të përbashkët në Muriqan, është dinamika e sasaj dite, 15 janar të këtij viti, ku edhe sipas pamjeve të publikuara, duket dhuna e patolerueshme që është bërë ndaj ish-këshilltarit të presidentit, Petraq Milo.

Në fakt, ka qenë një ditë normale ku zoti Milo ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Shqipërisë përmes pikës kufitare të Muriqanit, kur është lajmëruar nga policët kufitarë për të hapur krahun për arsye sepse do të kalonte një delegacion nga Mali i Zi, i cili duhet të kishte përparësi.

Por duket  se zoti Milo nuk e ka kuptuar dhe ka refuzuar një hapje të krahut sepse kishte disa minuta që po priste në këtë pikë kufitare,ndërsa më pas ajo që është zhvilluar, është bërë e mundur që të shihet nga videot që janë publikuar”, theksojnë burimet.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x