Kryeministri Edi Rama është shprehur se Bashkimi Europian jo vetëm që po e kërkon Shqipërinë për t’u anëtarësuar, por sipas tij, po e kërkon menjëherë.
Komentet Rama i bëri në rubrikën ‘Sy m’Sy’ në rrjetet sociale, ku bashkëbisedon dhe u kthen përgjigje pyetjeve të qytetarëve.
Po ashtu, Rama tha se Shqipëria është në pararojë të vendeve të rajonit për t’u anëtarësuar në Unionin Europian.
“Ata jo vetëm thonë ‘ju duam në BE’, por ‘ju duam tani në BE’,” u shpreh Rama duke vijuar më tej duke thënë se “Shqipëria është tashmë në pararojë të procesit të anëtarësimit”.
Rama foli edhe për luftën kundër korrupsionit, ku deklaroi se në Shqipëri po merren masa të pa realizuara më parë.
“Ne kemi sjellë një risi historike që nga qeveria e parë në vitin 1912,” tha Rama, i cili vlerësoi edhe rëndësinë e pavarësisë së sistemit gjyqësor në Shqipëri.
- “Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj! - 03/11/2026
- Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi - 03/11/2026
- “Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes - 02/11/2026