Ministria e Mbrojtjes në Rusi raporton se nëndetëset e saj bërthamore lëshuan disa raketa ‘cruise’ në Arktik, si pjesë e një stërvitje ushtarake që Moska po zhvillon për të treguar gatishmërinë për një konflikt të mundshëm në ujërat e ngrira të veriut.
Stërvitjet ushtarake “Umka 2022” po zhvillohen në detin Chukchi, në lindje të ngushticës së Oqeanit Arktik që ndan Rusinë nga shteti amerikan i Alaskës.
Rusia e sheh territorin e saj të gjerë Arktik si një interes jetik strategjik dhe ka vite që po ndërton kapacitetet e saj ushtarake në rajon, duke vënë në alarm Perëndimin. /javanews


Latest posts by Pena Albania (see all)
- Gazetari: Protestat kanë kosto të madhe ekonomike, 5.4 miliardë dollarë ndikim - 24/06/2026
- Bosnja bën detyrën, mund Katarin dhe shpreson te kualifikimi historik nëpërmjet vendit të tretë - 24/06/2026
- Zvicra mposht Kanadanë në shtëpi dhe renditet e para në grup, shkëlqen talenti Manzambi - 24/06/2026