9.5 C
Tirana
08 / 12 / 2025

Protestuesit mblidhen jashtë selisë së NATO-s për krimet në Ukrianë: Stop genocidit nga Rusia

Teksa ministrat e mbrojtjes të NATO-s zhvillonin takimin në ditën e dytë të bisedimeve mbi krizën në Ukrainë, një numër i madh njerëzish u mblodhën sot jashtë selisë së aleancës së mbrojtjes në Bruksel në protestë kundër luftës.

Disa u panë të veshur me flamurin ukrainas teksa qëndronin në kryeqytetin e Belgjikës, ndërsa të tjerët mbanin pankarta që dënonin presidentin rus.

Gjatë një konference për shtyp sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se çdo përdorim i armëve bërthamore nga Rusia në Ukrainë do të kishte pasoja serioze, por nuk hyri në detaje se si do të përgjigjet aleanca.

Stoltenberg tha gjithashtu se NATO do të mbetet “shumë vigjilente” në javët e ardhshme, ndërsa Rusia zhvillon stërvitjet e saj bërthamore.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x