10.5 C
Tirana
22 / 03 / 2026

Protestat për rritje pagash, pedagogët: Të mërkurën në orën 16:00 nis greva e urisë

Pedagogët kanë mbajtur këtë të hënë një protestë tjetër kombëtare. Ata kërkuan që të realizohen të gjitha kërkesat e tyre.

Në fund, pedagogët vendosën për grevë urie dhe ngujim. Sipas asaj që raporton Klan News, ata i kanë lënë afat dy ditë qeverisë. Në të kundërt, janë shprehur se më 2 Nëntor në orën 16:00 nis greva.

Pedagogët vijojnë protestat dhe bojkotin e mësimit prej disa javësh. Pedagogët kërkojnë rritje të pagës në masën 50% brenda 2 viteve dhe investime në arsimin e lartë. Kërkesat e tyre për një rritje të tillë pagash janë konsideruar të paarsyeshme nga qeveria.

Qeveria mori vendim më 5 Tetor që pagat e pedagogëve të rriten deri në 15%. Nga kjo shifër 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit, ndërsa pjesa tjetër vetë universitetet.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x