Deputeti i PS, Petro Koçi, ishte i ftuar në “Off the Record” me Andrea Danglli nga ku ndër të tjera foli edhe për mosbindjen civile të opozitës.
Ai u shpreh se PD-ja e ka pasion dhunën, duke theksuar këtu se edhe kur është në opozitë edhe kur është në pushtet ka të njëjtën natyre.
“PD çdo vit gjen ndonjë sebep për të organizuar aksione me natyrë të dhunshme. Kjo ka ndodhur edhe me Bashën, por edhe me Berishën. PD-ja e ka pasion dhunën dhe këtë e ka treguar edhe në të kaluarën. Sikur është në opozitë dhe në pushtet ka të njëjtën natyre”, tha Koçi në A2.
Por si mund të ishte një protestë model sipas zotit Koçi? “Grumbullim i madh me shumë njerëz. Problemi këtu është se partitë politike synimet e tyre nuk mund ti realizojnë përmes protestave dhe dhunës”.
Ndërkohë, Petro Koçi theksoi se nuk i trembet dhunës së opozitës sepse, sipas tij shteti është konsoliduar, policia është konsoliduar.
- Luis Figo nuk kursehet ndaj Gianni Infantinos: Duhet të largohet tani - 05/08/2026
- Protestuesit e kanë kthyer në personazh, “shpërthen” Manjani: Kush më shan, është i sharë nga mëngjesi deri në darkë - 05/08/2026
- Dy shqiptarë të RMV, non grata/ Leka: Kush shan Shqipërinë, nuk duhet lejuar në vend. Qarqe të huaja duan destabilitet - 05/08/2026