Ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë kanë takuar pasditen e sotme Presidentin e Republikës Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave.
Bëhet me dije se fokusi kanë qenë protestat në kryeqytet teksa diplomatët e huaj kanë shprehur qëndrimet e tyre tek kreu i shtetit.
Gjithashtu pjesë e takimit kanë qenë edhe dy ish presidentët Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi.
Stabilizimi i situatës aktuale duket se ka qenë shqetësimi kryesor ndërsa nuk jepen më tepër detaje.
Ambasadorët kanë kërkuar dhe një zgjidhje politike në mënyrë që të rikthehet normaliteti.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Kryeministri Rama reagon përsëri pas refuzimit të dialogut nga pedagogë dhe studentë: Jam në dispozicion! - 20/10/2026
- Protestat, ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë takohen me presidentin Bajram Begaj! Në takim edhe dy ish-krerë të shtetit - 20/10/2026
- Protesta pas maskës dhe ligji që dënon me burg fshehjen e fytyrës - 20/10/2026