Mbi 50 persona janë shoqëruar në polici në lidhje me protestën e djeshme në Tiranë. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se në pranga kanë rënë 2 qytetarë, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë deputetët që organizuan protesën.
Për afro 3 orë, opozita protestoi mbrëmjen e djeshme duke bllokuar 5 akset kryesore në kryeqytet para Bashkisë së Tiranës, sheshin “Willson”, rrethrrotullimin e Zogut të Zi, Pallatin me Shigjeta dhe kryqëzimin e rrugës së Elbasanit.
Policia e cilësoi të paligjshëm tubimin e opozitës, duke i kërkuar të zhbllokonte rrugët dhe lejonte qarkullimin e automjeteve. Por demokrati Flamur Noka kërkoi nga uniformat blu që të mos provokonin protestuesit, pasi tubimi do të ishte paqësor.
Megjithatë situata vijoi e tensionuar mes protestuesve dhe policisë në akset e bllokuara deri në përfundimin e protestës.
- Nga e pamundura në nevojë, si u arrit rikthimi i Zhoze Murinjos te Reali! Portugezi do të firmos deri në vitin… - 16/05/2026
- Një shkrim për veprën e Koço Kosta dhe një shpjegim për lexuesit: PËRSE? - 16/05/2026
- Deklarata thumbuese e Merz: Nuk do këshilloja fëmijët e mi të shkojnë në SHBA - 16/05/2026