Përplasje të forta u shënuan ditën e sotme jashtë Kuvendit mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.
Si pasojë e incidenteve, policia ka shoqëruar 18 persona, ndërsa janë lënduar nëntë efektivë policie dhe katër protestues.
Të lënduarit po marrin trajtim në Spitalin e Traumës dhe në QSUT, ku sipas autoriteteve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dënoi dhunën ndaj efektivëve, duke e cilësuar atë si sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues.
Ai deklaroi se personat përgjegjës do të përballen me drejtësinë, ndërsa shprehu mbështetje për punonjësit e Policisë së Shtetit për menaxhimin e situatës.
Protesta nisi pak para zhvillimit të seancës plenare, ndërsa protestuesit hodhën vezë dhe miell në drejtim të automjeteve të deputetëve, si edhe ndaj efektivëve të policisë. Gjatë disa momenteve, ata tentuan të çanin kordonin e sigurisë të ngritur përpara godinës së Parlamentit, duke sjellë përshkallëzimin e tensioneve.
- “Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit”/ Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë - 08/10/2026
- Kanadezja, Anne Carson, është fituese e Çmimit Nobel në Letërsi 2026/ “Për veprën e saj të guximshme dhe shpikëse, e cila, në një dialog lojcak me traditën klasike, ka krijuar forma të reja për letërsinë bashkëkohore.” - 08/10/2026
- Braçe zbulon debatet në mbledhje?! Deputeti i PS: M’u tha “do protagonizëm individual”… - 08/10/2026