Gjykata e Tiranës ka liruar gati gjysmën e protestuesve të arrestuar nga Policia e Shtetit mbrëmjen e së premtes, gjatë protestës kombëtare të opozitës në bulevardin para Kryeministrisë dhe para Parlamentit.
11 persona që morën pjesë në protestën kombëtare të Partisë Demokratike të premten, kanë dalë përpara gjykatës në seancë me dyer të mbyllura sot (20 prill).
Gjykata penale e Tiranës ka caktuar masat e sigurimit për ta, duke lënë në arrest me burg 5 prej tyre. 6 protestuesit e tjerë që u ndaluan janë lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Në masën “arrest me burg” u lanë; Kelmend Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvet Toçilla, Sem Bici.
Kurse në masën “detyrim paraqitje”; Bardhyl Ndou, Sokol Bajraktari, Igbail Domi, Gentian Tuga, Ernest Kapo dhe Edison Shyti.
Masat u morën nga gjyqtari Enkel Peza, të kërkuara edhe nga Prokuroria e Tiranës, për 5 vepra penale.
Policia kapi gjatë protestës edhe një çantë të mbushur me molotovë dhe mësohet se personat e lënë në paraburgim lidhen me këtë rast të flagrancës.
Protestuesit akuzohen për “goditje për shkak të detyrës”, “prishja e qetësisë publike”, “shkatërrim i pronës me zjarr”, “kundërshtim i punonjësit të rendit” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e mjeteve të rrezikshme”.
- Fund epokës së kabllove të internetit në ajër dhe në fasadat e pallateve, ja çfarë parashikon projektligji i ri për ndërtimet - 20/04/2026
- “I kapën me presh në duar, me 45 bomba molotov gati”, Havari për protestën e PD: Kur shohin që s’ka penalizim, e bëjnë prapë - 20/04/2026
- Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite Mohammed bin Salman - 20/04/2026