Mëngjesin e së enjtes, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku zhvilloi një takim për përfaqësues të Partisë Demokratike për protestën që pritet të zhvillohet më 6 dhjetor.
Në një komunikim për mediat, përfaqësuesi i PD-së Çlirim Gjata tha se protesta është e drejtë, kushtetuese e paqësore.
Më 25 nëntor, Policia e Shtetit bëri me dije të gjitha rrugët të cilat janë caktuar si perimetri i sigurisë dhe brenda këtij perimetri nuk lejohet organizimi i protestës, por që mund të zhvillohet në një vend tjetër.
Por, Sali Berisha së bashku me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë shprehur të vendosur se protesta do të zhvillohet mesditën e 6 dhjetorit përballë Kryeministrisë.
Policia e Shtetit po përgatit teknikalitetet e fundit për planin e masave mbi samitin e bashkimit europian që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.
Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren ndërsa akse të shumta rrugore të të bllokohen për kalimin e delegacioneve. Ndërkohë nuk do të mungojë edhe bllokimi i disa akseve rrugore.
- Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet - 12/03/2026
- Mbahet edicioni i FemFest 2026 - 09/03/2026
- Banditë me kryq - 06/03/2026