Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha foli për projekt-rezolutën e integrimit të propozuar nga kryeministri Edi Rama që u mbështet edhe nga ambasada e SHBA.
Ai u shpreh qartë duke theksuar se do të kishte një votim të kësaj resolute vetëm nëse do të pranoheshin në Kuvend propozimet e PD për heqjen e imunitetit dhe vettingun e politikanëve.
“Me propozimin për vettingun e politikanëve, që mesa duket pas 6 muajsh duan ta fusin në diskutimet e parlamentit. Padyshim që nëse PS do të votojë diçka të tillë bashkëpunimi duhet të jetë bipartisan. Kështu PD do të jetë e gatshme në çdo moment të punojë për interesin public në mënyrë transparente.
Nuk ka nismë, është një deklaratë qesharake që nuk i shkon një qeverie. Të vetmit që kanë bërë propozime gjithëpërfshirëse dhe transparente, jemi ne. Interesi public është që politikant t\i nënshtrohen hetimit të pasurisë”- tha Basha ndër të tjera.
- “Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë - 28/10/2026
- Protesta që donte të ishte e të gjithëve po bëhet e më të organizuarve - 28/10/2026
- “Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin - 28/10/2026