19.5 C
Tirana
19 / 09 / 2024

“Problemi i Lazios është Tare”, Mourinho: Ai nuk e do Conference League, e quajti “Kompeticion i Dështakëve”

U dhanë verdiktet e fundit në Europa dhe Conference League, me Lazion që duhet të luajë në këtë të dytën dhe Roma në të parën. Ironia e fatit qëndron në faktin se dy skuadra romane do të përballen në derbi këtë fundjavë.

Në entuziazmin e kualifikimit, tekniku Jose Mourinho nuk ngurroi të thumbonte edhe rivalët e qytetit, Lazion. Kur Roma ishte në finale të Conference League, Igli Tare e quajti “Kompeticion i Dështakëve”.

Kështu, Mourinho theksoi se nisur nga fjalët e drejtorit shqiptar, ndoshta Lazio nuk ka për synim t’i shkojë deri në fund Conference League: “Për mua Lazio është favorite në Conference League, por ndoshta problemi i tyre është Zoti Tare. Ai nuk kërkon ta fitojë Conference League, e ka quajtur si kompeticioni i dështakëve”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x