17.5 C
Tirana
19 / 09 / 2024

Probleme me energjinë elektrike/ Reshjet e shiut, disa fshatra në njësitë Gorë e Moglicë pa energji

3 fshatra të njësisë administrative Moglicë, në bashkinë e Maliqit, prej tre ditësh kanë mbetur pa energji elektrike. Bëhet fjalë për fshatrat Peshtan, Kodras dhe Protopapë. E gjithë kjo është krijuar për shkak të ererave të forta shoqëruar me reshje shiu.

Po ashtu mungesë të energjisë elektrike prej dy ditësh ka patur edhe në fshatrat Osojë dhe Gjinikas, teksa ndërhyrja e punonjësve të OSHEE-së ka rikthyer energjinë për banorët e këtyre fshatrave. Probleme të herëpashershme sa i përket furnizimit me energji elektrike ka patur edhe në fshatra të tjerë të kësaj njësie.

Gjithashtu ndërprerje të energjisë ka patur edhe në disa fshatra të njësisë administrative Gorë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në këto fshatra energjia elektrike është rikthyer, por rrjeti tejet i amortizuar jep pak siguri në situata të tilla atmosferike.

Situatë normale paraqitet edhe në hecet lokalë të qarkut të Korçës.

Gjithashtu nuk janë paraqitur probleme në akset nacionale dhe turistike të qarkut. Firmat kontraktore kanë qënë në terren duke kryer kontrolle në të gjitha akset rrugore si dhe punime kryesisht në pastrimin e rrugës nga degët e pemëve të thyera nga era.

Probleme të tilla ka patur aksin nacional Korçë-Bulgarec, ku nga era e fortë janë rrëzuar pemët anës rrugës. Është dashur ndërhyrja e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike për të normalizuar situatën e krijuar në kryqëzimin e fshatit Çiflig.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x