11.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Presidentja e KE, Von der Leyen: BE, do të ndihmojë Turqinë në çdo mënyrë që mundet!

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka reaguar pas tërmetit në Turqi duke shprehur solidaritetin për popullin e prekur dhe duke thënë se BE do të japë mbështetjen e saj në çdo mënyrë që mundet.

“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe Sirisë pas tërmetit vdekjeprurës që goditi mëngjesin e sotëm. Ne vajtojmë me familjet e viktimave.

Mbështetja e Evropës tashmë është në rrugë e sipër dhe ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi”, shkroi Ursula von der Leyen në Twitter.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x