Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, me ftesë të Presidentes së Republikës së Sllovenisë, SH.S.Znj. Natasha Pirc Musar, do të zhvillojë në datat 13-14 korrik 2023, një vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.
Ceremonia e mirëseardhjes nis ditën e enjte, 13 korrik në orën 10:00 dhe pas takimeve kokë më kokë dhe mes dy delegacioneve, në orën 11:45, Presidentët Begaj dhe Pirc Musar do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp, mbi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe rezultatet e pritshme të kësaj vizite në marrëdhëniet dypalëshe.
Në qendër të bisedimeve me Presidenten e Sllovenisë, znj. Natasha Pirc Musar, do të jenë bashkëpunimi dypalësh, me fokus të veçantë bashkëpunimin ekonomik, integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe efektet e agresionit rus në Ukrainë për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm.
Përveç, ceremonive zyrtare dhe takimeve me Presidenten Pirc Musar, Presidenti Begaj, do të zhvillojë takime të veçanta edhe me Kryeministrin e vendit, Dr. Robert Golob, si dhe Kryetaren e Asamblesë Kombëtare, znj. Urshka Kakoçar Zupançiç.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026